Arrestohen agjentët e shtirur

Saimir Lleshi

Dy persona kanë përfunduar në pranga pasi shtireshin si agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror. Në pranga përfunduan Alfred Kallmi, 41 vjeç, banues në Berat, dhe Antonio Toska, 24-vjeç, banues në fshatin Moravë Berat.

Policia sqaron se arrestimi i tyre u bë pasi ata duke udhëtuar me një automjet tip Benz në rrugën nacionale Berat-Ura Vajgurore, në Moravë, kanë ndjekur nga pas duke i kërkuar të ndalojë automjetin me drejtues shtetasin F.F, 30 vjeç, banues në Durrës.

Drejtuesi i mjetit ka njoftuar Policinë se një automjet me dy persona civilë po e ndiqte nga pas duke i kërkuar të ndalonte.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke bërë bllokimin e automjetit së bashku me dy personat, të cilët në momentin e ndalimit nga Policia janë prezantuar si punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan automjeti tip Benz dhe dokumentet me të cilat pretendojnë se janë punonjës të Zyrës Qendrore Investigative në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Përvetësim të titullit apo të detyrave shtetërore”. /Dita/

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *