Dy persona të kërkuar në Itali u arrestuan nga policia e Durrësit.
Bujar Jeshili, 50-vjeç dhe i biri Mateo, 26-vjeç, banues në Shijak, ishin shpallur në kërkim nga Interpoli.
Sipas policia, ata kërkohen nga autoritetet e drejtësisë italiane, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Kërkimi ndaj tyre ka nisur më 30 prill të vitit të shkuar. Ata mund të dënohen deri në 30 vite burg, sqaron policia. /Dita/
