Arrestohen babë e bir, u kapën me kanabis

Elton Tafaruci

Babë e bir kanë rënë në pranga të policisë së Fierit. Ata janë kapur me drogë. Sipas policisë lënda narkotike, e llojit kanabis, ishte e “ndarë”.

Kështu 53-vjeçari Bilbil Rexhaj, banues në fshatin Ferras ka pranuar se sasia e bimëve të kanabisit që i është gjetur, në bodrumin e shtëpisë ishte e tij.

Por policia disa metra larg nga banesa ka gjetur një parcelë po me kanabis. E për këtë përgjegjësinë e ka marrë djali 16-vjeçar F.R. Ky i fundit iu ka thënë efektivëve të policisë se drogën e kishte mbjellë vetë.

Share This Article
1 Comment
  • Cudi. Policia kap hashashin ne bodrum dhe nuk kap dot hektaret jashte bodrumit????
    Allah allah. Si ka mundesi????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *