Arrestohen dy banda të falsifikimit, siguronin pasaporta për emigrantët

Dita

Policia e Greqisë dhe ajo e Çekisë kanë arritur që të arrestojnë më shumë se 20 persona të dyshuar për falsifikim dokumentash. Këta individë bënin pjesë në dy grupe të ndryshme, dhe dyshohet se ndihmonin emigrantët që të udhëtonim drejt Europës Perëndimore, në këmbim të një shume që varionte nga 5200 në 5800 euro. Ata falsifikonin karta identiteti, viza schengen, leje qëndrimi, etj. Ekspertët kanë dhënë alarmin se falsifikimi i dokumentave mund të rrisë rrezikun që shtetet europianë të goditen sërish nga sulmet terroriste.

Policia e Greqisë në bashkëpunim me atë çeke ka arritur që të arrestojë më shumë se 20 persona të cilët dyshohet se falsifikojnë dokumenta për emigrantët që kanë si qëllim mbërritjen në Europën Perëndimore.

Autoritetet bënë me dije se këto grupime përbëheshin nga shtetas që vinin nga Bangladeshi dhe Sudani. Ata falsifikonin karta identiteti, viza schengen, leje drejtimi, karta regjistrimi për emigrantët si dhe leje qëndrimi. Zyrtarët helenë thanë gjithashtu se grupi dyshohet të jetë i përfshirë në trafikimin e emigrantëve në pikat kufitare të shteteve europiane.

Në bazë të të dhënave të deri-tanishme, grupi që drejtohej nga shtetasit sudanezë, ndihmonte afro 15 emigrantë cdo muaj për të mbërritur në një destinacion të Europës perëndimore, në këmbim të një shume që varionte nga 5200 deri në 5800 euro.

Për mediat janë prononcuar edhe zyrtarët e Europolit të cilët njoftuan se afro 100 persona të tjerë janë në kërkim në të gjithë kontinentin e vjetër mbi akuza të njëjta. Ekspertët kanë dhënë alarmin se falsifikimi i dokumentave mund të rrisë rrezikun që shtetet europianë të goditen sërish nga sulmet terroriste.

Sipas tyre, dokumentat false mund t’u japin mundësi ekstrëmistëve që të lëvizin lirisht në Europë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *