Strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme kanë arrestuar ditën e sotme dy doganierë të Kapshticës, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre”.
Ata janë Inspektor Niko Xhezahiri dhe Inspektore Jonisa Kaso. Gjithashtu, është arrestuar edhe Xhoni Muhamer Meka, për veprën penale të kontrabande.
Më tej theksohet se SHÇBA ishte vënë në dijeni se shtetasi nga qyteti i Bilishtit Xhoni Meka në mënyrë të vazhdueshme ushtronte veprimtarinë e kundraligjëshme të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë.
Ky shtetas i merrte stekat me cigare në DutyFreeShop në pikën doganore në anën greke të kufirit dhe i kalonte ato në territorin shqiptar, duke shmangur detyrimet doganore.
Më pas këto mallra i fuste në bagazhin e mjetit të tij, tip “Benz Mercedez” me targa AA 237 GH dhe i tregtonte në lokale të ndryshme në qytetin e Bilishtit.

Me siguri kane qene te LSI!
e vjen keq per shtimin e burgjeve me njerzit e koruptuare por ketu kem te bejme me njerze te emeruar te cilet o jane emeruar jashte kritereve ose personatqe i emerojne marin ryshfete dhe s mbajne asnje pergjegjesi kjo ka aritur der ne sfera te larta po sqe se nuk ka pergjegjesi dhe rkomanduesi kjo pune nuk zgjidhet konsumatoret jane me te kapshem se kontrabanditesit dhe keta ti tregojne personat qe ikan blere si dhe ndekje rritmike e shitjeve me hyrjet nxjer fenomenin se oshilacioni i konsumit eshte i paperfillshem
mbas dy vjet pune
mbas dy vjet mosrealizim te ardhurash
u kapen dy shkeles se kufirit
“diversant”
dy padogane ligjore
te vene me konkurs
te dupit te harritos
te vene si miltant,
si kudo vetem hajna dolen
me keq se ata qe nuk i votuam
se vodhen sa nuk u ngopen
pra kontrolloni
atje ku nuk ka shifra me tregues
atje vidhet, vihen njerez per te vjedhur
Vetem peshkaqenja e madhe Spiropali ia hodhi paq burgut.