Arrestohen dy persona në Vlorë, posedonin kokainë dhe heroinë

redaktor

Policia e Vlorës ka sekuestruar disa doza kokaine dhe heroine dhe ka vënë në pranga dy persona. Sipas burimeve zyrtare, janë arrestuar Dorjan Beshaj, 34 vjeç dhe Fatmir Mënaj, 55 vjeç, të dy nga Vlora.

34-vjeçarit Beshaj gjatë kontrollit të ushtruar në trup i janë gjetur dhe i janë sekuestruar një sasi prej dy dozash kokainë, me një peshë 2.8 gram.

Ndërsa Mënajt i janë gjetur një sasi prej 4 dozash e llojit heroinë, me një peshë prej 1.1 gram. Ndaj dy të arrestuarve rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *