Arrestohen dy persona për rrëzimin e skelës ku humbën jetën 2 punëtorë

Leda Hysa

Dy të arrestuar për tragjedinë e ndodhur dje në Tiranë ku nga rrëzimi i skelës humbën jetën dy punëtorë, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur.

Policia ka njoftuar sot se ka arrestuar dy persona, drejtuesit teknik te punimeve te dy firmave qe po merreshin me punimet ne ate pallat.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Faik Konica”, në përfundim të veprimeve hetimore, të kryera nga ana e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”, dhe konkretisht:

•             Xh. T. 41 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve në firmën “Xhimi”.

•             I. B. 44 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela “Syla”.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit  P. S., me detyrë administrator i firmës skela “Syla”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”.

Në rrugën “Faik Konica” në pallatin Nr. 2, firma “Xhimi” me administrator e Drejtues Teknik punimesh, shtetasin Xh. T., ka kryer punime në fasadën e jashtme të pallatit për veshjen me sistemin termoizolues (kapot). Po në këtë pallat, firma skela “Syla” me administrator shtetasin P. S. dhe Drejtues Teknik të punimeve e montimit të skeles Inxhinierin I. B., ka montuar skelën metalike për punimet në fasadë.

Si pasojë e punimeve në këtë pallat, rreth ores 15.00 është rrëzuar skela metalike, e për pasojë kanë humbur jetën shtetasit E.B., 31 vjeç, punëtor ndërtimi në firmën “Xhimi, si dhe shtetasi O.K, 36 vjeç, punëtor i firmes skela “Syla”.

Po nga rrëzimi i skelës janë plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën, shtetasit G.B punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, E.L dhe A.M, punëtor i firmës skela “Syla”.

Gjithashtu për këtë ngjarje filloi procedimi penal për veprën penale “ Shpërdorimi i detyrës “, për punonjësit e Inspektoriatit të Punës Tiranë, pasi punonjesit nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti dhe po vazhdon puna për dokumentimin ligjor për këta punonjës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Arrestimi eshte i padrejte !

    Se pari duhet te blokohet pezullohet aktiviteti i kompanise ndertuese per 1 muaj, duke bere te gjitha hetimet e shkaqeve te aksidentit

    Se dyti duhet te gjobitet kompania e ndertimit ne shuma te konsiderueshme

    se treti duhen larguar nga puna personat pergjegjes dhe tu hiqet licenca per disa vite per te mos punuar me ne sektorin perkates

    Futja ne burg ose arrestimi nuk e zgjidh problemin

    duhet kercenohet ose detyrohet kompania ndertuese per pezullimine aktiviteti me afata te gjata ose te shkurtera ne raste aksidenti dhe pagimin e nje shume te konsiderueshme parash ne rast perseritje
    Duke vepruar keshtu Kompaniua endertimi do te detyrohet qe te fokusohet me mire ne rregullat e sigumit teknik dhe sigurimin e jetes se puntoreve !

    Ngushelime familjeve te viktimave

  • Siguria ne pune, ne Shqiperi, eshte zero !
    Punohet me mjete primitive te shekullit te kaluar per latesi 25 -40 metra
    Shteti nuk kontrollon dhe as parandolon me ligje aksidente te ndryshme Eshte shume i paafte ! Ka njerez te paafte qe punojne ne siktoret e sigurise ne pune dhe marrin rroga te majme per pune qe nuk i bejne sic duhet !
    Puntoret e ndertimit dhe ata te rrugeve ne Shqiperi duken si te vdekur te mbaruar te pa fuqishem jane viktima Shteti dhe sindikatat falco nuk mbrojne te drejtat e tyre Kjo eshte tragjike
    Nuk eshte vetem sektori i ndertimit qe ka mungesa te theksuara te sigurise ne pune! Jane edhe sektore te tjere si ajo e energjitikes me dhjetra elektriciste punojne ne kushte te rrezikshme jete dhjetra elektriciste kane humbur jeten prej kushteve te dobta te sigurise ne pune !
    Asnji gje nuk ndertohet me cilesi megjithse fitimet dhe investimet jane te medha !
    Ku shkojne gjithe ato para ?!!
    Ne kualifikimin e puntoreve ? Ne sigurine e puntoreve ? Ne kushtet e punes dhe mjeteve te tyre ?
    Te gjitha parate shkojne ne xhepa e vampireve atyre qe manaxhojne kete vend ! Qeveritareve ministrave deputeteve dhe tarafeve te tyre ! Ata marrin shume dhe nuk japin asgje per per punen qe bejne Ata nuk mmendojne ata jane te afte vetem te genjejne ! Genjejne genjejne genjejne dhe vetem genjejne ! Ata jane gjak-piresa !

  • Po mıre ore te gjıthe fajsonı me te drejte personat qe pergjıgjen per kete pune,ne lıdhje me marrjen e masave te
    sıgurımıt teknık ne pune, Po ato qe punojne ne ato lartesı
    a kane ndopak pergjegjesı per jeten e tyre,Pse punojne jashte rregullave te sıg,tek,ne pune,Tepakten a ju dhımbeset jeta e tyre,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *