Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar mbrëmë në Rethimno të Kretës, nga punonjësit e Departamentit të ndjekjes së drogës e të sigurisë, në Rethimno.
Dy të arrestuarit, të moshës 29 dhe 31 vjeç, janë akuzuar për trafikim dhe posedim të lëndëve narkotike në Rethimo.
Gjatë operacionit policor, është lokalizuar zona specifike (cavanza) e përdorur nga 29-vjeçari për të fshehur drogën. Kur policia identifikoi 29-vjeçarin, ai ishte duke furnizuar 31-vjeçarin me lëndë narkotike.
Dy shqiptarët u ndaluan dhe u arrestuan nga oficerët e policisë. Nga kontrolli parë që u bë, rezultoi i se shqiptarët mbanin me vete:
- Një sasi të vogël kanabis (është konfiskuar)
- Tre telefona celularë
- Shumën prej 55 euro cash
Më pas, vijoi një kërkim i dytë në zonën që 29-vjeçari përdorte për të fshehur drogën (cavanza), ku u gjetën dhe u konfiskuan tre pako të improvizuara që përmbanin gjithsej 330 gram kanabis.
Kontrolli i tretë konsistoi në hulumtimin brenda banesës së 29-vjeçarit ku u zbuluan dhe u konfiskuan:
- 137.7 gram kanabis
- Një sasi e vogël e substancave haluçinante (kërpudha)
- Një shumë monetare prej 510 euro.
- Automjeti që shërbente për transportin, në pronësi të 29-vjeçarit
l.h/ dita
