Arrestohen dy shtetas për vjedhje të disa lokaleve

Saimir Lleshi

Dy shtetas u arrestuan nga policia e Korçës pasi akuzohen për vjedhje të disa lokaleve në zonë.

Ermal Basha, 31-vjeç, banues në Pogradec dhe Rigert Plaku, 28-vjeç, banues në Korçë u arrestuan pasi kanë vjedhur disa lokale në zonë. Në kërkim u shpallën edhe dy shokë të tyre.

Prokuroria lëshoi urdhër-arrestin për të pandehur, pasi akuzohen se kanë grabitur tre lokale në fshatin Vloçisht. Ngjarja ka ndodhur më 14 shtator të vitit 2015. Këta shtetas, pajisjet e vjedhura (9 televizorë plazma dhe 2 njësi kompjuteri), i kanë shitur në përsona të ndryshëm, në qytetin e Korçës. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *