Arrestohen dy të dyshuar për trafik droge dhe municione luftarake në Durrës

redaktor

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona për trafik armësh dhe lënde narkotike. Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë  Admir Dokolli ,35 vjeç,banues në Kodër Kamëz,Tiranë  dhe Eduart Hoti,42 vjeç, banues në Bathore,Tiranë.  Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas një hetimi prej disa muajsh kanë arritur të finalizojnë me sukses operacionin e koduar “Mbikalimi”, ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i  dy personave të lartpërmendur.

Dyshohet se këta shtetas kryenin veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të armëve. Ata janë arrestuar në vendin e quajtur “Mbikalimi i Fushë Krujës” dhe gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin ,i markës ‘Mercedes Benz’, me targë TR 8288 M ,është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatike , model 56.

Gjithashtu nga kontrolli që u bë nga specialistët e sektorit kundër narkotikëve  në banesën e Eduart Hotit janë gjetur edhe rreth 500 fara të bimëve narkotike kanabis sativa, 50 gr lëndë narkotike ,e dyshuar si marijuanë, të cilat së bashku me armën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndaj tyre rëndojnë akuzat , prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, kryer në bashkëpunim  dhe trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse ,helmues dhe radioaktive.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *