Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e sotëm dy të rinj si të dyshuar për vrasjen e një 19vjeçari ditën e djeshme në Vorë.
Burime nga policia bëjnë me dije se kanë arrestuar 18vjeçarin Luan Shkalla dhe R.V 17 vjeç. Dy të arrestuarit dyshohet se një ditë më parë pas një sherri në pishinë kanë qëlluar për vdekje me thikë 19vjeçarin Klevis Disha.
19vjeçari K.D banues ne Nikel. ndërroi jetë ditën e djeshme në spital pasi ishte qëlluar disa herë me thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri mes një grupi të rinjsh në një nga pishinat në qytetin e Vorës.
Nga hetimet paraprake dyshohet që sherri të ketë lindur për motive banale. Në përplasjen fizike mes të rinjve mbeten edhe 4 të plagosur XH.D 16 vjeç, M.K 22 vjeç, L.D 22 vjeç, K.D 23 vjeç.
