Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët u kapën me kanabis sativa. Jurigert Pëllumbi 25 vjeç, dhe Arjonit Zoku 24 vjeç, u arrestuan pasi gjatë kontrollit fizik i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesave i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale fara të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva; një fishek pistolete i kalibrit 9 mm(në banesën e shtetasit Jurigert Pëllumbi).
Shtetasit e mësipërm, gjatë shoqërimit për në polici kanë kundërshtuar dhe kanë goditur punonjësit e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioni” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”në ngarkim të shtetasit Jurigert Pëllumbi parashikuar në nenet 283/1, 278/3 dhe 237 të Kodit Penal; ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,”Kultivimi i bimëve narkotike”dhe“Goditjet për shkak të detyrës”në ngarkim të shtetasit Arjonit Zoku parashikuar në nenet 283/1, 284 dhe 237 të Kodit Penal.
