Arrestohen dy të rinj, dhunojnë fizikisht baballarët e tyre

Saimir Lleshi

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohen se kanë dhunuar baballarët e tyre.

Policia informon në komunikatë se ka prangosur shtetasit Xhejmsi Rapaj, 18 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij personi u bë në banesën e tij në lagjen “24 Maji”, pasi ky shtetas për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht babain e tij (me grushta), shtetasin me iniciale G.R. – 54 vjeç.

Gjithashtu, është arrestuar edhe shtetasi Florjan Skënderaj, 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka dhunuar fizikisht babain e tij shtetasin me iniciale V.S, 56-vjeç.

Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Dhunë në familje”. /Dita/

Share This Article
2 Comments
  • Turp dhe vetem turp. Po vjen nje brez psikopatesh qe nuk njeh asnje kufi sjelljeje e morali prinderor. Policia duhet ti zhdepe ne hu duke ju vene te veshi nje altoparlant qe tju ulerije panderprerje “”nuk rrihet prindi mor pjella bastarde”!

  • @@@@@ VR ? Turp dhe vetem turp. Po vjen nje brez psikopatesh qe nuk njeh asnje kufi sjelljeje e morali prinderor. Policia duhet ti zhdepe ne hu duke ju vene te veshi nje altoparlant qe tju ulerije panderprerje “”nuk rrihet prindi mor pjella bastarde”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *