Arrestohen dy trafikantët e gomones me drogë në Vlorë

Leda Hysa

Policia e Shtetit, ka njoftuar sot se janë zbuluar trafikantët e drogës që u bllokua dje në grykëderdhje të lumit Vjosë në Vlorë.

Në një njoftim për mediat uniformat blu  bëjnë me dijes e janë arrestuar dy persona, por identiteti i tyre i plotë nuk është bërë ende i ditur.

 NJOFTIMI I PLOTË

Operacioni “Vjosa” vë në pranga autorët e dyshuar të tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike.

Falë punës hetimore intensive e të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit,  Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me  Prokurorinë për  Krime të Rënda dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Lezhë e Elbasan, u bë e mundur zbardhja e tentativës për trafik ndërkombëtar të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.

Nga tërësia e  hetimeve të kryera nga grupi hetimor dyshohet  se këta shtetas janë  poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *