Arrestohen dy vëllezër, kryenin vjedhje me armë

Elton Tafaruci

Policia e Lushnjes ka arrestuar tre të rinj, mes tyre dy vëllezër të cilët nën kërcënimin e armëve kryenin vjedhje të ndryshme.

Në pranga kanë rënë Doald Zako, 22 vjeç dhe Saimir Zako, 21 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnje. Gjithashtu, u bë edhe ndalimi i 29 vjeçarit Indrit  Zako pasi akuzohet për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas policisë, këta persona janë autorë të disa vjedhjeve të kryera në fshatin Krutje. Në cilësinë e provës materiale u janë sekuestruar 5 gëzhoja armë zjarri model 56 si dhe sendet e vjedhura.

Të dy vëllezërit Doald dhe Saimir Zako rezultojnë të dënuar edhe më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *