Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë nga policia e Pukës, pasi akuzohen për shitje të narkotikëve, mbajtjen pa leje të armëve si dhe për kontrabandë.
Në pranga përfunduan Fatmir Bushgjokaj, 29-vjeç, banues në Lekbibaj, Tropojë si dhe Tonin Pepkolaj, 46 vjeç banues në fshatin Rajë, Tropojë.
Efektivat e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në rrugën nacionale Fushë Arrëz – Pukë, në vendin e quajtur Karburanti i “Tucajve” bënë kontrollin e mjetit tip Furgon, i linjës Fierzë-Pukë-Bajram Curri, në të cilin u gjetën dhe u sekuestruar një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa me peshë 505 gramë.
Gjithashtu, policia sekuestroi një pistoletë tip TT, si dhe 30 arka me llamba lodër pa dokumentacion shoqërues. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë. /Dita/
