Korrupsioni çon në pranga 7 inspektorë të Drejtorisë së Tatimeve dhe Drejtorisë së Transportit Rrugor në Tiranë. Policia e kryeqytetit finalizoi mbrëmë në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë operacionet e koduara “Tatimet” dhe “Taksidari”.
Të arrestuarit janë Gjovalin Cacja, 33 vjeç, Gerta Marku, 27 vjeçe, Kliton Shteku, 32 vjeç, Saimir Sulaj, 31 vjeç, inspektorë të Tatimeve Tiranë, Arlind Shtëpani, 23 vjeç dhe Leonard Dedej, 31 vjeç dhe Saimir Latifi, 29 vjeç, inspektorë të Drejtorisë së Transportit Rrugor në Tiranë.
“Tatimet”
Operacioni i parë është koduar “Tatimet”. Të arrestuarit janë Gjovalin Cacja, 33 vjeç, Gerta Marku, 27 vjeçe, Kliton Shteku, 32 vjeç, Saimir Sulaj, 31 vjeç, të katër inspektorë tatimorë në kryeqytet.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta inspektorë tatimorë, me mosveprime e tyre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lejuar funksionimin dhe ushtrimin e aktiviteteve të ndryshme biznesi në rrugën “Naim Frashëri”, pa përmbushur detyrimet ligjore për regjistrimin e biznesit si dhe pagimin e taksave në Bashkinë e Tiranës”, tha policia.
Gjithashtu rezultoi se shmangia e taksave është konstatuar në 50 subjekte të kontrolluara, teksa 10 ishin informalë, teksa kanë shkaktuar edhe evazion fiskal. Policia tha se dyshohet se të ndaluarit nuk kanë vepruar për shkak të ndonjë ryshfeti. Ndaj tyre janë ngritur akuzat “shpërdorim detyre i personave që ushtrojnë funksione publike dhe moskryerja e detyrave nga organet tatimore i kryer në bashkëpunim”.
“Taksidari”
Aksioni i dytë ka marrë emrin “Taksidari”, po në bashkëpunim me Prokurorinë pas disa muajsh hetime. Në pranga ranë Arlind Shtëpani, 23 vjeç dhe Leonard Dedej, 31 vjeç dhe Saimir Latifi, 29 vjeç, të tre me detyrën e inspektorit rrugor pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor Tiranë.
“Nga hetimet u provua se të dyshuarit në bashkëpunim kanë kërkuar dhe marrë përfitime të paligjshme nga drejtues të ndryshëm automjetesh të tonazhit të rëndë, në këmbim të mosvendosjes së gjobave, shuma të cilat variojnë nga 1000 lekë të reja, deri në 50 euro për një rast”, thanë burime zyrtare. Policia sqaroi se janë provuar shkencërisht disa prej rasteve me ekspertim grafik. Ndaj tyre u ngrit akuza e “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, i kryer në bashkëpunim”.
Inspektorët e arrestuar:
Gjovalin Cacja, 33 vjeç, inspektor tatimor
Gerta Marku, 27 vjeçe, inspektore tatimore
Kliton Shteku, 32 vjeç, inspektor tatimor
Saimir Sulaj, 31 vjeç, inspektor tatimor
Arlind Shtëpani, 23 vjeç, inspektor rrugor
Leonard Dedej, 31 vjeç, inspektor rrugor
Saimir Latifi, 29 vjeç, inspektor rrugor

U kenaqen gjygjtaret me “gjahun”qe ju sjell Rama prej 2vjetesh.Se dihet qe gjithe shqiperine nuk e fut dot ne burg.Pasi paguajne ata dalin.Nje pakice e paperfillshme mbetet brenda.
Po Ritken more amani? Apo peshku I madh e shpon rrjeten!
Jane njerezit e perzgjedhur nga DAP-i i Haritos dhe Briseides,njers hajdute e te paafte si vet drejtoraesha Shehaj