Arrestohen për prostitucion dy gra dhe një burrë, procedohet edhe një i moshuar

Dita

Seksioni për Trafiqet në Drejtorinë e Policisë Tiranë kanë arrestuar tre persona pasi akuzohet për prostitucion, ndërsa një i katërt do të hetohet në gjendje të lirë.

Në finalizim të operacionit “Ndërmjetësuesi”, u arrestuan T.C., 53 vjeçe, lindur në Ersekë dhe banuese në Tiranë, Pëllumb Ismaili, 58 vjeç lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë dhe Liljana Shella, 59 vjeçe, banuese në Tiranë. Në gjendje të lirë do të procedohet shtetasi  G.A., 73 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar kushtet për shfrytëzim prostitucioni.  59-vjeçarja Shella shfrytëzonte lokalin e saj për gjetjen e klientëve, ndërsa 58-vjeçari Ismaili ka kthyer shtëpinë e tij në hotel. Si prostitutë shfrytëzohej 53-vjeçarja T.C.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *