Arrestohen për vjedhje, u gjenden granatë dhe tritol

Saimir Lleshi

Dy shtetas përfunduan në prangat e policisë pasi akuzohen se kanë vjedhur në banesën e një 55 vjeçari. Rasti është regjistruar në fshatin Pjezë të Shijakut, ku shtetasit Erald Allushi, 19 vjeç dhe Armando Reka, 18 vjeç, kanë kryer grabitjen. Policia tha se të rinjtë kanë marrë rreth 600 € dhe 100 000 lekë të reja.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 100 € dhe 60 000 lekë(të reja); një granatë ofensive me ndezës të montuar dhe një kallëp tritoli me ndezës elektrik të montuar.

Në sajë të veprimeve hetimore profesionale nga ana e Specialistëve për Krimet, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm janë të dyshuar si autorë edhe të vjedhjes së banesës së shtetases L.Sh. 66 vjeçe, banuese në Shijak, më datë 20.11.2015, ku kanë marrë 1150 €, 2 500 lekë dhe një telefon të markës “Nokia”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vjedhja në bashkëpunim” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *