Arrestohen shoferët që transportonin punëtorët e kanabisit

Elton Tafaruci

Policia e Durrësit ka arrestuar dy shoferët që transportonin punëtorët e kanabisit në punishten e përpunimit të drogës në fshatin Rrotull të Durrësit. Punishtja u zbulua më 22 shtator në një banesë në pronësi të B.A, një 47-vjeçari që jetonte në një fshat tjetër, në Kërtushaj.

Policia e Durrësit njoftoi se “në vijim të njoftimit të datës 22.09. 2016, ku në fshatin Rrotull, Ishëm u konstatua një banesë, e cila ishte përshtatur për pastrimin, tharjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike dhe u sekuestruan 300 kg kanabis, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vijim të hetimeve kanë ndaluar Julian Damën 27 vjeç, banues në Shkafane dhe Altin Lleshin, 32 vjeç, banues në Hamallaj.

Shtetasit e mësipërm, me mjetin tip furgon me targa AA 039 BK, në pronësi të shtetasit Julian Dama dhe automjetin tip Peugeot me targa AA 892 LP, në pronësi të shtetasit Altin Lleshi, kryenin funksionin e transportuesve të punëtorëve.

Vijon ende puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/1, 25 të Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *