Arrestohen superhajdutët shqiptarë në Itali, vodhën sende me vlerë 1 mln euro

Saimir Lleshi

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, përkatësisht 27 dhe 41 vjeç. Ata akuzohen për grabitje të shumta gjatë muajve qershor dhe korrik të vitit të shkuar.

Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, ndërkohë që ata vidhnin kryesisht nëpër zonat bregdetare në Verbania, Novara e Varese.

Mbi shqiptarët rëndojnë akuzat për të paktën 29 grabitje, ndërsa grabitja e sendeve të vjedhura kap vlerën e 1 milion eurove.

Shqiptarët vidhnin sende të ndryshme. Një pjesë e pasurisë së vjedhur i është kthyer pronarëve të ligjshëm. Dy shqiptarët u arrestuan pas një hetimi disamujor të autoriteteve italiane. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *