Arrestohen tre persona për prostitucion

Dita

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë tre persona për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga nenet 114 dhe 115 te K.Penal shtetasit.

Xhemali (Kuçi), 26 vjeç, lindur në Berat dhe banuese në Tiranë, Ilir Peraj, 46 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë dhe Anila Morava, 43 vjeç, lindur në Berat dhe banuese në Tiranë janë të arrestuarit nga policia.

Bëhet e ditur se u procedua në gjëndje të lirë shtetasi A. D, 16 vjeç, lindur në Tiranë, banues në Tiranë.

Në bazë të informacioneve që Policia e Tiranës posedonte prej një muaj, se në një lokal në periferi të Tiranës zhvillohej aktivitet i prostitucionit, i organizuar nga shtetas Ilir Peraj, kanë ushtruar kontroll dhe kanë konstatuar disa vajza balerina të cilat kanë qënë të punësuara në mënyrë të paligjshme, ku ndër të tjera është konstatuar e mitura me inicialet F.GJ, e cila ka qënë shpallur në kërkim si person i larguar nga banesa, në datë 06.05.2015. Kjo shtetase është shfrytëzuar për prostitucion në këtë ambient.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *