Arrestohen tre persona të dyshuar për zjarrvënie në Vlorë

entela

Policia ka arrestuar tre persona që dyshohet se janë autorë të zjarrit në Karaburun, Delisuf dhe Konispol.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Orikum kanë bërë ndalimin e S. Q, 59 vjeç, banues në fshatin Dukat.

Ky person dyshohet se në datën 27.07.2021, ka djegur me zjarr një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të egër, në zonën e quajtura “Toc” dhe “Gjolpec” në Karaburun.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i I. S., 45 vjeç, banues në Përmet.

Ai dyshohet se mesditën e së martës, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke, me qëllim pastrimin e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Delisuf.

Në Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” i L. M, 53 vjeç, pasi dyshohet si autori i zjarrvënies në fshatin Shalës, ku është djegur një sipërfaqe toke, rreth 2 hektarë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqeje kullosore, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi.

 

e.r/dita

Share This Article
3 Comments
  • Forconi dënimin për pirromanët. Vetëm tek me ndodh që i arrestojnë sot dhe dalin pas një jave pavarësisht se kanë dëmtuar pasurinë tonë për disa dekada. Deri në 10 vite burg dhe pa të drejtë apelimi

  • Ore cfare ligji.Ai del brenda dites,,Merreni lidheni tek pylli ku ka vene flaken,, dhe si ta kete kesmetin.
    Zjarr deshi,,zjarr mori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *