Arrestohen tre shpërndarës droge në Tiranë

Leda Hysa

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës gjatë kontrollove për goditjen e rasteve të narkotikëve.

Në shesh pushimin e pallateve dy shtetasve iu gjetën 58.87 gramë kanabis.

Ndërsa personit të tretë gjatë kontrollit të ushtruar tek “rrethrrotullimi i Saukut” në mjetin e tij tip “Benz Mercedes”, iu gjet e bllokua 6.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Të arrestuarit janë:

Përparim Sula, 50 vjeç, M. H., 17 vjeç dhe Hanson Merkohasanaj, 27 vjeç,

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *