Policia britanike ka arrestuar tre persona si autorë të dyshuar të vrasjes së 30-vjeçarit shqiptar Jozef Boci, ngjarje e ndodhur në Greenwich më 17 shkurt.
Sipas mediave britanike, të arrestuarit janë Ibrahim Jones, 21 vjeç, Dominic Brown, 29 vjeç dhe Oluwatimeilehin Oniyitan, 20 vjeç.
Tre të rinjtë e arrestuar akuzohen se dhunuan javën e kaluar shqiptarin në zonën Greenwich duke e goditur me sende të forta në kokë dhe pjesë e tjera të trupit.

Jozef Boci u gjet i pavetëdijshëm në mes të rrugës natën e 17 shkurtit dhe u dërgua në spital me plagë në kokë.
Ai ndërroi jetë më 23 shkurt si pasojë e plagëve të shumta.
Viktima me origjinë nga Shqipëria, prej vitesh jetonte në Catford.
a.s/dita
