Arrestohen ushtarët që dyshohet se do rrëmbenin Erdoganin

redaktor

Forcat turke kanë arrestuar një grup ushtarësh, të cilët dyshohet se do të rrëmbenin presidentin Rexhep Taip Erdogan gjatë grushtit të shtetit.

Mediat turke bëjnë me dije se janë arrestuar 11 ushtarë, mes tyre edhe majori Sukru Seymen dhe një komandant.

Atë natë, presidenti turk ishte me pushime në një resort në jug-perëndim, por arriti të largohej para se hoteli i tij të bastisej. Raportohet se forcat speciale kanë bërë arrestimin e tyre në një pyll.

Pas dështimit të grushtit të shtetit, Erdogan ka goditur të gjithë ata që dyshon se kanë marrë pjesë në puç. Mijëra persona janë arrestuar, shkarkuar ose pezulluar dhe kjo ka i prekur të gjithë, madje edhe arsimtarët.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *