Arrestohen vëlla e motër për prostitucion

Elton Tafaruci

 

Dy të rinj, vëlla e motër, kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për shfrytëzim prostitucioni.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë arrestimin e shtetasve L.P. 17 vjeç, banues në Sukth dhe Malvina Skura 19 vjeçe, banuese në Durrës.

Policia thotë se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke ushtruar dhunë fizike kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, një vajzë të moshës 14 vjeçe, me iniciale H.XH.

E mitura kryente marrëdhënie me klientë të cilët i gjenin të arrestuarit kundrejt pagesë 3 000-5 000 lekë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *