Arrestohet 17–vjeçari që lëvizte me armë zjarri pa leje

Dita

Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë 17 – vjeçarin me iniciale K.Q pasi ky shtetas lëvizte me armë zjarri  me vete.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet policore të Kamzës, gjatë kontrollit fizik i sekuastruan adoleshentit  një pistolet tip “TT”, model 56 dhe gjashtë fishekë pistolete.

Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Skallës së Parë Tiranë, për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *