Policia arrestoi një 39- vjeçar pas një sherri të nisur në fshatin Gur i Zi në Shkodër.
Arben Lahi u vu në pranga pasi ka kanosur për motive të dobëta me një armë zjarri pistoletë pa numër dhe pa fishekë, 21- vjeçarin E.O., banues në fshatin Gur i Zi.
Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti me fjalë mes Lahit dhe të riut, ku i ndaluari ka nxjerrë nga brezi një pistoletë që mbante pa leje dhe e ka kanosur.
