Arrestohet 23-vjeçari, mbushi makinën me emigrantë sirianë

Elton Tafaruci

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Policinë Fierit kanë arrestuar sot në flagrancë Almir Cahani, 23 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Poçem, në vendin e quajtur “24 Orëshi”, ai është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin fuoristradë tip “BMW X5”, me targa AA 665 KA, në drejtimin Tepelenë-Levan, në të cilin u konstatuan 9 shtetas sirianë, nga të cilët 5 burra, 2 gra dhe 2 fëmijë.

Shtetasit sirianë ju dorëzuan shërbimeve të policisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *