Policia e Pukës ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim Eduard Lacaj.
25-vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike, mbajtje pa leje të armëve dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.
Gjykata e Pukës kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Eduard Lacajn.
