Arrestohet Ermal Sakaj, i kërkuar për disa ngjarje të rënda të ndodhura në qytetin e Vlorës. Sakaj, 26 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë” Vlorë, u arrestua pasi në korrik të vitit të kaluar ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin me iniciale K. M, si dhe në nëntor të po këtij viti ka tentuar të vrasë po me armë zjarri shtetasin A. M. Sakaj dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera dhe klasifikohej si një person me rrezikshmëri të lartë kriminale dhe për kapjen e tij ishin organizuar disa operacione policore. Gjykata e Vlorës kishte caktuar ndaj Sakajt masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe, “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
