Një vajzë e re nga Fieri ka denoncuar në polici vëllanë e saj për dhunë.
Desild Dervishbehaj, banues në lagjen “Yzberisht” Tiranë, u vu në pranga, pasi gjatë pasdites së të hënës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. E reja E. Dervishbehaj, 19-vjeçe, banuese lagjen “Koferenca e Pezës” në Fier, nuk e ka toleruar veprimin e të vëllait dhe është drejtuar për në komisariat.
Gjithçka ka nisur pas një debati me fjalë mes vëllait dhe motrës, i cili e akuzonte se e kishte gënjyer. 27- vjeçari deklaron se e motra, e cila bashkëjetonte me një djalë në qytetin e Fierit e kishte gënjyer duke i thënë se do të shkonte në punë, kur në fakt nuk kishte rezultuar kështu.
Duke dashur që të mos cenohet nderi i familjes, vëllai ka përfituar nga një moment kur bashkëjetuesi i saj nuk ndodhej në banesë dhe i ka kërkuar llogari, por nuk e ka lënë vetëm me aq. Përballë tentativave të motrës për t’u shpjeguar ai ka ngritur dorë, duke i shkaktuar dëmtime të ndryshme trupore, prej të cilave përfundoi në pranga, nën akuzën e dhunës në familje.

pse motren mor trap, dashnorin..