Arrestohet 27-vjeçarja në Mat, shfrytëzonte motrën e mitur për prostitucion

J L

Policia e Matit ka arrestuar një 27-vjeçare pasi shfrytëzonte motrën e saj të mitur për prostitucion.

Uniformat blu njoftojnë se u ndalua shtetasja me inicialet H. C., banuese në Burrel.

Mësohet se nga veprimet hetimore të policisë, ka rezultuar se kjo shtetase “në kohë të ndryshme (në bashkëpunim me shtetasin U. C., të arrestuar më parë nga Policia ) ka shfrytëzuar motrën e saj të mitur për qëllime përfitimi”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u ndalua shtetasja H. C., 27 vjeçe, banuese në Burrel, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se kjo shtetase në kohë të ndryshme (në bashkëpunim me shtetasin U. C., të arrestuar më parë nga Policia ) ka shfrytëzuar motrën e saj të mitur për qëllime përfitimi.

Gjykata e Shkallës së Parë Mat, ndaj kësaj shtetaseje ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Neser do te cohen shoqatat e grave ne proteste per ta liruar sepse eshte femer.Do te protestojne edhe per akuzen prostitucion sepse eshte fjale ofenduese per femren. Sepse tashme prostituta duhet te quhet punojese seksi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *