Policia e Tiranës pas këqyrjes së pamjeve filmike bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Olsi Albarjami, 29 vjeç, nga Elbasani, për kryerjen e veprave penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Ky shtetas gjatë protestës ka kryer veprime të kundra-ligjshme ndaj punonjësve të Policisë në detyrë, veprime të dokumentuara me pamje filmike. Më pas ai është goditur nga protestues të tjerë me pretekstin se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë.
Është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale të “ Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasi me iniciale G.B., 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Gjithashtu në lidhje me protestën e sotme janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 7 shtetas të tjerë për veprat penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tyre edhe 4 shtetas të tjerë për veprat penale të “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.
b.b/dita

KY DUHET SHPALLUR “HERO I DEMOKRACISE”.
NUK I MJAFTOI DAJAKU NGA NJERI KRAH, POR EDHE BURGU I MUNGONTE.
BERI GJITHATE SAKRIFICE PER TE ARDHUR NGA ELBASANI NE TIRANE ME PARET E VETA, se kur i organizon opozita ja u paguan kokerr me kokerr bile u jep edhe byrek me gjize falas.
Halle – halle kjo dynja.
Eh te ndodhte nje veprim i tille me policine ne USA….. do t’u ishte bere me kohe varrimi.
Qesharake. Njesoj si Kreshnik Spahiun me koken me xhel qe e kopanisen ata te PeDe ne cader vitin qe shkoi