Muhamet Qosja, nga Valentines Road, u ndalua dje nga policia teksa udhëtonte me një automjet në Melbourne Road, Ilford.
Autoritete dyshonin tek i riu se transportonte lëndë narkotike por në makinë nuk gjetën asgjë dhe për këtë arsye ata kryen një kontroll në banesën e tij ku gjetën një revolver, 20 fishekë dhe 12 kg kokainë, të fshehura në një dhomë gjumi dhe 23,000 paund.
Qosja, 29 vjeç, do të paraqitet nesër përpara gjykatës në Barkingside për tu njohur me masën e sigurisë. Policia dhe agjencia kanë punuar së bashku për rreth 15 vjet dhe kanë formuar një njësi të quajtur Partneriteti i Krimit të Organizuar.
Sakaq, vlera e drogës së sekuestruar kapte vlerën e 1.2 mln paundëve britanik, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Angli.
h.b/dita
