Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit. Në operacionin e koduar “Red” në pranga ka përfunduar Olsi Gjoka, nga Lushnja.
Policia kishte informacione se i riu merrej me shpërndarje droge. Kështu pas ndërhyrjes atij i janë gjetur plot 19 doza heroinë.
Sipas policisë i riu ishte një shpërndarës mesatar i lëndës narkotike në qytet. Tani po hetohen lidhjet e tij me persona të tjerë, për të mësuar se ku e merrte drogën
