Një 32-vjeçar përfundoi sot në pranga nga policia e Pogradecit, pasi merrej me shpërndarjen e drogave të forta.
Në pranga përfundoi Altin Papa, banues në këtë qytet. Ai u arrestuar në vendin e quajtur “Kthesa e Linit”, në aksin rrugor Qafëthanë – Pogradec.
Gjatë kontrollit personal të ushtruar këtij shtetasi, në pikën e kontrollit të ngritur nga Policia, iu gjetën dhe sekuestruan 14 doza, me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të cilat dyshohet se do t’i shpërndante në qytetin e Pogradecit.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec , për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /Dita/
