Arrestohet 33-vjeçari, tentoi t’i japë ryshfet punonjësit të policisë

Dita

Një 33-vjeçar në Vlorë u arrestua nga uniformat blu, pasi tentoi t’i japë ryshfet punonjësit të policisë.  Policia vuri në pranga shtetasin, Shpëtim Zeqaj, banues në fshatin Xhyherinë.

Sipas bluve, 33 vjeçari nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të treguar dokumentat e mjetit që drejtonte, duke i’u drejtuar atyre një kartmonedhë prej 500 lekë, me qëllim për të evituar masën administrative.

Policia ka bërë arrestimin e tij në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *