Një 34-vjeçar është vënë në pranga për shfrytëzim të miturish në kryeqytet. Shpëtim Kovaçi, nga fshati Otllak i Beratit dhe me banim në Tiranë u arrestua sot nga forcat e komisariatit nr.4 pasi rezultonte autor i një vjedhjeje prej 700 mijë lekësh në një dyqan të Tiranës, vepër e kryer disa muaj më parë.
Sipas policisë, vjedhja ishte kryer përmes bashkëpunimit me katër të mitur, të cilët Kovaçi i përdorte për të kryer vepra të tilla.
34-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa katër të miturit u dërguan në qendrën në ndihmë të të miturve dhe grave të dhunuara.