Arrestohet 35 vjeçari nga Tirana, shkon në Berat e vjedh “benzin”

Leda Hysa

Është arrestuar nga policia e Beratit një 35 vjeçar banues në Fushë-Kashar në Tiranë.

35 vjeçari Elton Tafa është arrestuar nga blutë e Beratit pasi në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka vjedhur një mjet tip “Merecedez Benz” në pronësi të shtetasit J. C., banues në Kuçovë në lagjen “Llukan Prifti”.

Njoftimi i policisë

Kuçovë Më datë 21.12.2017, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Elton Tafa, 35 vjeç, banues në fshatin Fushë Kashar, Tiranë. Kapja dhe ndalimi i shtetasit të lartë përmendur u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka vjedhur mjetin tip Mercedez Benz në pronësi të shtetasit J. C banues në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *