Arrestohet 39-vjeçari në Korçë/ U kap në Korçë duke transportuar 15 emigrantë, 2 të tjerë në kërkim

time

Në Korçë, një 39 vjeçar është arrestuar teksa po transportonte 15 emigrantë për t’i ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Ai është kapur nga policia në aksin Zëmblak-Zvezdë, teksa po transportonte me mjetin triçikël tip “Kama” 15 refugjatë, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Sakaq, policia bën me dije se në kërkim janë shpallur edhe dy të tjerë.

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. “Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Maliq në vijim të operacionit policor “Perimetri”, është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Prezë, Tiranë, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit M. S., 21 vjeç dhe L. Ll., 23 vjeç, banues në Tiranë. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunëtorë të 39-vjeçarit M. Sh.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim’.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *