Arrestohet 41-vjeçari për falsifikim të pasaportës

Saimir Lleshi

Një shtetas u arrestua në flagrancë nga policia pasi akuzohet për falsifikim të pasaportës. Në pranga përfundoi Gazmir Myrtaj, 41-vjeç, banues në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë në Aeroportin e Rinasit, duke tentuar të udhëtojë jashtë shtetit me pasaportë të falsifikuar, pasi ky shtetas u paraqit pranë këtij aeroporti me një pasaportë në emër të shtetasit Artan Notaj, por me fotografinë e tij.

Nga veprimet hetimore dhe nga këqyrja e sistemit TIMS, rezultoi se fotografia në emër të shtetasve Gazmir Myrtaj dhe Artan Notaj, është e njëjtë, por me gjeneralitete të ndryshme. /Dita/

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *