Arrestohet 42-vjeçari i dënuar nga Italia për vrasje, plagosje e prostitucion

Amelda Amelda

Një 42 vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje dhe për shfrytëzim prostitucioni është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi K. S., 42 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, e ka dënuar me 7 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Vrasja”, “Plagosja e rëndë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Sipas uniformave blu ky shtetas ka paraqitur një dokument identifikimi të falsifikuar.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi”, thuhet në njoftimin e policisë.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *