Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 48-vjeçar, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të re.
I arrestuari është Kristaq Braka, banues në fshatin Bodrisht. Braka dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 19-vjeçaren me iniciale S.A., banuese në Dropull.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
