Një 51-vjeçar është kapur në flagrancë duke duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm. Policia ka arrestuar shtetsin I. M., 51 vjeç, dhe ka lënë nën hetim bashkëpuntoren e tij, I. N., 35 vjeçe.
Shtetasi I. M., në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative transportonte emigrantë të paligjshëm, nga Tirana në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin në vendet fqinje, me destinacion final vendet e BE-së.
Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, në zonën e Paskuqanit, ku policia bën me dije se emigrantët transportoheshin në këmbim të një shpërblimi monetar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
a.m/dita
