Policia arrestoi Xhevdet Pezën, 69 vjeç banues në fshatin Shardusht Njesia Administrative Lekaj.
Policia informon se në banesën e tij, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ka kanosur në fillim me armë gjahu të cilën e kishte me leje bashkëshorten e tij shtetasen K. Peza, 47 vjeçe. Më pas ka lënë armën e gjahut dhe ka kanosur me një armë pistoletë tip miniberet të cilën e mbante pa leje.
Forcat e policisë pas telefonatës së marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin e autorit pak metra larg banesës pasi ka tentuar të largohej duke përfituar nga errësirra.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë ju gjet dhe sekuestrua në cilesinë e provës materiale një pistolet tip mini beret me 5 fishek (pa leje) si dhe një armë gjahu (çifte) me leje të organeve kopetente.
Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kavajë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 130 a/2 dhe 278 të Kodit Penal.
