Është arrestuar edhe personi i katërt i disa vjedhjeve të banesave në qytetin e Shëngjinit. Sipas burimeve të uniformave blu ka rënë në pranga shtetasi Pjerin Lala.
Lala u arrestua nga policia e Lezhës në bashkëpunim me komisariatin e Mirditës.
Ky person së bashku me tre të tjerë janë autorë të vjedhjeve të 8 banesave të pushuesve në zonën e Shëngjinit.
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
