Policia ka vënë në pranga autorin e dytë të grabitjes së një banke të nivelit të dytë ditën e djeshme në qytetin e Durrësit. Shtetasi me inicialet G.K, 43 vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit në bashkëpunim me atë të Tiranës pas një pune intensive.
Ditën e djeshme, menjëherë pas grabitjes, në sajë të ndërhyrjes së menjëhershme nga ana e policisë u bë i mundur arrestimi i autorit të parë të kësaj grabitjeje, shtetasit Alban Duka, 31 vjeç me banim në Tiranë.
Dy grabitësit, nën kërcënimin e armëve, arritën të merrnin nga punonjësit e bankës shumat prej 8.765 dollarë, 7.015 euro, 17.741.320 lekë të vjetra.
