Babai i cili mbante të birin në një kafaz prej druri për më shumë se 20 vite, është arrestuar nga autoritetet japoneze.
Ai është justifikuar duke përdorur arsyetimin se djali ishte me aftësi të kufizuara mendore.
Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, i arrestuari është një burrë 73 vjeçar i quajtur Yoshitane Yamasaki.
Një punonjës lokal i cili ishte përkujdesur për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së Yamasaki-t para se të vdiste, në muajin janar njoftoi autoritetet në lidhje me rastin. Pas kësaj policia ka filluar hetimet për rastin dhe ka ndaluar Yamasaki-n.
Ai u ka thënë zyrtarëve zyrtarëve se të birit, të cilin e mbante të mbyllur që nga mosha 16 vjeçare e deri më tani, i jepte çdo ditë ushqim dhe se e lejonte të lahej një herë në dy ditë.
Ndërkaq, bëhet e ditur se djali i Yamasaki-t, i cili tani është 42 vjeçar, përveç kurrizit të lakuar është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ai është dërguar në institucionet e mirëqenies sociale.
l.h/ dita
